Kryeministrja finlandeze: Nëse aplikojmë për anëtarësim në NATO, do jetë për sigurinë e qytetarëve

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin gjatë një konference të përbashkët për shyp në Tokio me homologun japonez Fumio Kishida, ka deklaruar se nëse Finlanda aplikon për t’u anëtarësuar në NATO do jetë për sigurinë e qytetarëve të saj.
“Nëse Finlanda e bën këtë hap historik, është për sigurinë e vetë qytetarëve tanë. Anëtarësimi në NATO do të forconte të gjithë komunitetin ndërkombëtar që qëndron për vlerat tona të përbashkëta,” tha Marin, raporton CNN.
Më 10 maj, Komiteti Parlamentar i Mbrojtjes i Finlandës i tha Komitetit të Punëve të Jashtme Finlandeze se ishte në favor të aplikimit për anëtarësim në NATO.
/rtsh.al/