E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sa e varur është bota nga Rusia për naftë dhe gaz?

Bashkimi Evropian planifikon të ndalojë të gjitha blerjet e naftës ruse deri në fund të vitit, por ende nuk ka konsensus midis anëtarëve të BE-së për ndalimin e importeve të gazit rus, raporton BBC.

Çfarë sanksionesh ka për naftën dhe gazin?

Vendeve të BE-së u është ndaluar të blejnë naftë ruse pas fundit të vitit 2022. Në mars, BE u zotua të reduktojë importet e gazit me dy të brenda një viti. Negociatat janë duke vazhduar për një fazë tjetër të largimit.

Ndërkohë anëtarët e BE-së, Hungaria dhe Sllovakia do të vazhdojnë të blejnë naftë bruto ruse deri në fund të vitit 2023.

Nga ana tjetër SHBA ka shpallur një ndalim të plotë të importeve ruse të naftës, gazit dhe qymyrit ndërsa Britania e Madhe do të heqë gradualisht naftën ruse deri në fund të vitit.

Si pasojë Rusia ka paralajmëruar se ndalimi i naftës së saj do të çonte në “pasoja katastrofike për tregun global”. Pavarësisht sanksioneve, Rusia pothuajse ka dyfishuar të ardhurat e saj mujore nga shitja e karburanteve fosile në BE .

BE-ja ka importuar rreth 22 miliardë euro (23 miliardë dollarë) lëndë djegëse fosile në muaj nga Rusia që nga fillimi i luftës pasi çmimet e naftës dhe gazit janë rritur, krahasuar me një mesatare prej rreth 12 miliardë euro (12.5 miliardë dollarë) në muaj në vitin 2021.

Sa naftë eksporton Rusia?

Rusia është prodhuesi i tretë më i madh në botë, pas SHBA-së dhe Arabisë Saudite.

Në vitin 2020, Holanda dhe Gjermania importuan naftën më të madhe ruse në ditë.

Sllovakia dhe Hungaria – të cilëve do t’u jepet një vit shtesë për të gjetur furnizues alternativë – morën përkatësisht 96% dhe 58% të importeve të tyre të naftës nga Rusia vitin e kaluar.

 Rusia përbënte vetëm 8% të importeve të naftës në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2020 dhe 3 % të SHBA-së  

Cilat janë alternativat ndaj naftës ruse?

Analisti i kërkimit Ben McWilliams thotë se duhet të jetë më e lehtë për të gjetur furnizues alternativë për naftë sesa për gaz, sepse ndërsa disa vijnë nga Rusia, “ka edhe shumë dërgesa nga gjetkë”.

Disa vende, anëtare të IEA, kanë nxjerrë ekuivalentin e 120 milionë fuçive nga rezervat e naftës – lirimi më i madh i rezervave në historinë e saj.

Në fund të marsit, presidenti i SHBA Joe Biden urdhëroi një çlirim të madh të nga rezervat e Amerikës në një përpjekje për të ulur kostot e larta të karburantit.

SHBA gjithashtu dëshiron që Arabia Saudite të rrisë prodhimin e saj të naftës dhe po shikon lehtësimin e sanksioneve ndaj naftës së Venezuelës.

Si e ka ndalur Rusia rrjedhjen e gazit?

Pavarësisht pushtimit të Ukrainës, Rusia ka vazhduar të furnizojë një sasi të madhe gazi në shumë vende evropiane.

Megjithatë, pasi fuqitë perëndimore vendosën sanksione financiare ndaj Rusisë, Presidenti Putin njoftoi se vendet “jomiqësore” do të duhet të paguajnë për gazin në monedhën ruse.

Kompania energjetike në pronësi ruse Gazprom  ndërpreu furnizimet për Poloninë dhe bullgarinë dhe thotë se nuk do t’i rifillojë ato derisa pagesat të bëhen në rubla.

BE-ja ka thënë se e konsideron veprimin e Rusisë si një formë shantazhi.

Shumë vende të tjera të BE-së do të përballen me të njëjtin problem rreth mesit të majit kur duhet të paguhen pagesat.

Pagesat në rubla do të mbështesnin monedhën ruse dhe do të përfitonin ekonominë e saj.

Kush po paguan në rubla?

Zonja Von der Leyen paralajmëroi se respektimi i kërkesave ruse do të shkelte sanksionet e BE-së dhe do të ishte “rrezik i lartë” për kompanitë që e bënin këtë.

Vendet e BE-së janë të ndara ne lidhje me varësinë nga furnizimet ruse me erergjii.

Kompanitë e gazit në disa vende të BE-së, përfshirë Gjermaninë, Hungarinë dhe Sllovakinë, kanë rë dakort ta paguajnë gazin në euro përmes bankës ruse Gazprombank, e cila më pas do t’i konvertojë pagesat në rubla.

Kompanitë e gazit në Austri dhe Itali po planifikojnë gjithashtu të hapin llogari me Gazprombank.

BE tha javën e kaluar se nëse blerësit e gazit rus mund të kryejnë pagesat në euro dhe të marrin konfirmimin e kësaj përpara se të ndodhte ndonjë konvertim në rubla, kjo nuk do të shkelte sanksionet.

Megjithatë, ka pikëpamje të ndryshme midis vendeve se si të interpretohen udhëzimet e tij fillestare dhe diplomatët e BE-së kanë thëne se duan më shumë qartësi mbi këtë çështje.

Sa gaz i furnizon Rusia Evropës?

Në vitin 2019 Rusia përbënte 41% të importeve të gazit natyror të BE-së. Nëse furnizimet me gaz rus në Evropë do të mbaronin, Italia dhe Gjermania do të ishin veçanërisht të cenueshme pasi importojnë gazin më të madh.

Rusia siguron vetëm rreth 5% të furnizimeve me gaz të Britanisë së Madhe, dhe SHBA nuk importon asnjë gaz rus.

Rusia dërgon gaz në Evropë përmes disa tubacioneve kryesore. Gazi mblidhet në qendrat rajonale të magazinimit dhe më pas shpërndahet në të gjithë kontinentin.

Po alternativat ndaj gazit rus?

Evropa mund t’u drejtohet eksportuesve ekzistues të gazit si Katari, Algjeria apo Nigeria, por ka pengesa praktike për zgjerimin e shpejtë të prodhimit.

Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të dërgojnë 15 miliardë metra kub shtesë gaz natyror të lëngshëm (LNG) në Evropë deri në fund të këtij viti.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›