E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zelenskiy: Anëtarësim në NATO do të kishte parandaluar luftën në Ukrainë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, duke folur për Universitetin Francez të Sciences Po, tha se lufta me Rusinë do të ishte parandaluar nëse vendi i tij do të kishte qenë anëtar i NATO-s paraprakisht raporton Reuters.

“Nëse Ukraina do të kishte qenë pjesë e NATO-s para luftës, nuk do të kishte pasur luftë”, u tha Zelenskiy studentëve përmes lidhjes video.

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë vazhdimisht se rreziku për të parë Ukrainën duke u bërë anëtare e NATO-s garanton pushtimin e fqinjit të saj që filloi më shumë se dy muaj më parë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›