E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryen 20 vjedhje vilash arrestohen dy shqiptare

Itali Policia ve ne pranga emigrantet Kreshnik Lika dhe Gentian Hasani

Dy shtetas shqiptare kane rene ne prangat e policise italiane dy net me pare pasi dyshohen se jane autoret e vjedhjes se rreth 20 banesave ne Savona te Italise. Media italiane ben te ditur se dy shqiptaret jane Kreshnik Lika 41 vjec dhe Gentian Hasani 28 vjec. Seria e vjedhjeve nga dy shqiptaret ka nisur ne daten 30 qershor dhe brenda dy muajsh kane arritur te shenojne nje rekord per policine italiane. Lika dhe Hasani ruanin momentin kur pronaret e vilave dhe shtepive ishin ne gjume dhe hynin pa bere zhurme duke marre parate dhe sendet e tjera me vlere qe mund te gjenin. Goditja qe kryenin studiohej duke pare vendet ku mund te hynin ne shtepi si dhe zgjidhin banesat qe rrezatonin me shume luks. Ndalimi i tyre eshte bere pas nje muaji hetim nga policia italiane. Ata kane rene ne sy te karabiniereve ne momentin qe ishin duke vezhguar terrenin per te bere grabitjen e radhes. Numri i madh i vjedhjeve qe kane kryer ka bere qe karabinieret e zones ti kerkonin prej disa javesh madje u kishin vendosur dhe nje emer ndryshe nga grabitesit e tjere duke i quajtur hajdutet akrobate. Dy shqiptaret jane ndaluar teksa benin xhiro me nje makine Mercedes Benz. Nderkohe nga verifikimi i dokumenteve doli se kishin pasur dhe me pare probleme me policine italiane. Gentjan Hasani nje muaj me pare ishte arrestuar pasi kishte hyre pa vize ne Itali. Gjate kontrollit ne banesen e tyre policia gjeti sende te vjedhura si kamera dhe shume pajisje elektronike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›