Xhelozia per nje vajze qyte pistolete berberit
Krisma armesh ne mes te qytetit te Elbasanit panik mes banoreve. Nje 26-vjecar eshte plagosur me qyten e nje pistolete ne koke nga dy te rinj te cilet teksa largoheshin nga vendi i ngjarjes kane qelluar ne ajer dy here. Ngjarja ka ndodhur pak para mesdites se djeshme rreth 200 metra poshte spitalit kirurgjikal te Elbasanit nderkohe protagonistet ende nuk jane ndaluar nga policia. Sipas burimeve policore te vendi i quajtur Kryqezimi i Dinamos eshte plagosur rende me sende te forta Ardit Sula 26 vjec me profesion berber. Burimi ne fjale ka sqaruar se rreth ores 1130 te se dieles jane degjuar krisma pistolete ne qender te qytetit dhe policia eshte gjendur per pak minuta ne vendin e ngjarjes ku ka nisur edhe keqyrja dhe shiritizimi i zones duke mos lejuar per rreth nje ore levizjen e kalimtareve te rastit. Te dhenat e para zyrtare bejne me dije se 26-vjecari Sula eshte goditur nga dy te rinj adoleshente njeri prej te cileve 18 vjec dhe tjetri rreth 19 vjec. Mesohet se dy dite me pare dy te rinjte dhe Sula jane grindur per shkak te nje vajze. Kjo e fundit e simpatizuar prej 26-vjecarit ka qene e shoqeruar me dy te rinjte dhe Sula i ka qelluar te dy me shuplake ne fytyre. Grindja u duk se u shua per momentin me nderhyrjen e deshmitareve te rastit por paraditen e se dieles dy adoleshentet jane grindur serish me 26-vjecarin. Gjithcka ka ndodhur jashte dyqanit te berberit ku ndaj te riut 26-vjecar jane sulur dy adoleshentet duke e goditur me sende te forta ku nuk ka munguar edhe qyta e nje pistolete qe me pas eshte shkrehur ne ajer dy here. 26-vjecari ka marre plage ne pjese te ndryshme te trupit dhe ne pjesen e pasme te kokes. I plagosuri eshte derguar menjehere ne spitalin kirurgjikal te Elbasanit dhe sipas mjekeve eshte jashte rrezikut per jeten. Policia ka identifikuar dy autoret e mundshem te dyshuar per kete plagosje emrat e te cileve nuk behen te ditur per arsye hetimi. Versioni paraprak zyrtar i policise per ngjarjen ne fjale mbetet motivi i xhelozise.