Kryengritësit libianë: Jo ekstradimit të Megrahit

Kryengritësit në Libi ka deklaruar se nuk do të ekstradojnë Baset Abdel al-Megrahi, njeriun i cili është dënuar për bombardimet ajrore në Lokerbi në vitin 1988.
Ministri i drejtësisë në Këshillin Kombëtar të tranzicionit, Mohammed al-Alagi, tha se Megrahi tashmë është gjykuar një herë dhe ai nuk do të gjykohet përsëri.
Një korrespondent i CNN-it deklaron se e ka parë Megrahi në Tripoli dhe tregoi se është pranë vdekjes.
Megrahi, që është diagnostifikuar me kancer, kishte qenë në burg 8 vjet, për vrasjen e 270 personave.
Ai u lirua në vitin 2009, pasi doktorët kishin thënë se ai ka pak muaj jetë.