Yoshihiko Noda, kandidat për kryeministër në Japoni

Partia në pushtet e Japonisë, ka zgjedhur ministrin e financave, Yoshihiko Noda si udhëheqësin e saj të ri, duke e çuar atë një hap më afër për t`u bërë kryeministri i ardhshëm i vendit. Noda, 54 vjeç, siguroi 215 vota në votimin kundër ministrit të Tregtisë i cili morri 177vota, ndërsa analistët thonë ai pritet të përballet me mjaft sfida.
Parlamenti do të votojë të martën për postin e kryeministrit të vendit . Yoshihiko Noda pritet të votohet si kryeministër pasi Partia Demokratike e Japonisë ka shumicën në parlament. Në fjalimin e tij të parë si udhëheqës, Noda bëri thirrje për unitet në parti për të trajtuar probleme masive të Japonisë.
"Drejtimi i qeverisë së Japonisë në këtë kohë është si shtyjnë një grumbul të madh dëbore një kodër," tha Noda duke shtuar se nuk është koha për zgjedhje. Të premten, Kryeministri Naoto Kan,njoftoi dorëheqejen pas zëravë kundër pas tërmetit dhe cunamit shkatërrues të muajit mars. Dorëheqja e Kan erdhi pasi parlamenti përmbushi premtimin për miratimin e dy ligjeve, duke përfshirë një ligj që lidhet me rindërtimin e vendit pas tërmetit. Kan ishte nën presion për të dhënë dorëheqjen nga tërmeti e cunami i 11 marsit, si dhe kriza bërthamore që përfshiu vendin. Katastrofa shkaktoi krizën më të rëndë bërthamor që nga Çernobili. Nëse Yoshihiko Noda do të votohet të martën, ai do të jetë në Japoni kryeministri i gjashtë në pesë vjet.