E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petritsch: Tadiç provokon për luftë të re ballkanike

Diplomati austriak, Wolfgang Petritsch, i ka cilësuar si “të rrezikshme” propozimet që Presidenti serb Boris Tadiç i bëri Tiranës zyrtare, për të ndarë kufijtë në Ballkan disa ditë më parë.

“Unë nuk i di arsyet përse Tadiç ka bërë një deklaratë të tillë, për marketing para elektoratit apo për ndonjë çështje tjetër. Por si do që të jetë, këto deklarata rreth kufijve mund të interpretohen si një provokim dhe si një ftesë për luftë të re ballkanike”, ka deklaruar Petritsch.

Ai është shprehur se deklarata të tilla janë të rrezikshme, joserioze dhe nuk i kontribuojnë stabilitetit të rajonit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›