E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryenin grabitje në Tiranë, arrestohet grupi kriminal

Policia e Tiranës ka identifikuar një grup kriminal të cilët kryenin grabitje me dhunë të qytetarëve në zona të ndryshme në kryeqytet.
Në një konferencë për shtyp zëdhënësi i policisë së Tiranës ka deklaruar se janë arrestuar dy persona ndërsa 2 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.
Sipas policisë janë arrestuar shtetasit Nebi Selimaj 19 vjeç dhe Leonard Rexha 22 vjeç ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit Bledar Dida 21 vjeç dhe Mikel Pjetri 19 vjeç. Policia thekson se grupi kriminal përdorte armë të ftohta dhe duke kërcënuar qytetarët u grabisnin atyre sendet personale dhe paratë.
Sipas policisë grupi kriminal ka kryer një seri vjedhjesh me dhunë në zonën para Parlamentit, tek Vasil Shanto, tek stacioni i trenit dhe në disa zona të tjera në kryeqytet.
Ndërkohë policia gjatë arrestimit të tyre ka sekuestruar edhe 2 thika, 4 celularë si dhe sende të tjera të vjedhura ndërsa po vijon kërkimet për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›