E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, hidhet nga kati i katërt, vdes 53-vjeçari

Një 53-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i një pallati.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen "5 maji" në qytetin e Elbasanit ku 53-vjeçari Fatmir Hoti është vetëvrarë pasi është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte duke gjetur edhe vdekjen e menjëhershme.
 

Nuk dihen ende shkaqet për të cilat 53-vjeçari i ka dhënë fund jetës por policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›