E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, nis normalisht procesi i votimit në Shalë

Në garë për këtë komunë janë kreu aktual, Dedë Tonaj i Partisë Demokratike që kandidon për grupimin “Aleanca për qytetarin” dhe Bal Vuksani që kandidon për  "Aleanca për të Ardhmen”.

Burime nga policia e qarkut Shkodër bën të ditur se pas masave të marra një ditë më parë, procesi ka filluar normalisht në të pesë qëndrat e votimit. Ndërkohë mësohet se në qëndrën e fshatit NanMavriç, procesi është bllokuar për momentin.

Mësohet se bllokimi i përkohshëm i procesit është për arsye teknike, ndërkohë që drejtues të  KZAZ-së po punojnë për sqarimin e problemit, në mënyrë që edhe këtu procesi të vijojë normalisht. /Start/

                                                                                             2011-08-21 10:23
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›