E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet një 58-vjeçar për zjarrin në Tarabosh

Rreth orës 23:30 minuta, u arrestua shtetasi Hil Gjoni, 58-vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Skënderbeg” të qytetit Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi në sajë të hetimeve të kryera nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut Shkodër, rezultoi se ky shtetas po dje me datë 20.08.2011, në ora 16.46, dyshohet se gjatë punës ne objektin e tij, që kishte nisur të ndërtonte në zonën e Malit Tarabosh, Shkodër,  ka pastruar territorin nga disa shkurre e ferra, të cilave më pas u ka vënë zjarrin.

Për pasoje ky zjarr është përhapur në pyllin e pishave, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqen pyjore të  malit e kullotave të Taraboshit, në disa fshatra të braktisura të Komunës Ana Malit si dhe  në stacionin e TV Rozafës, në majën e malit të Taraboshit. Sa më sipër u kryen të gjitha veprimet e duhura procedurale e hetimore dhe materialet në ngarkim të shtetasit Hil Gjoni, i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Shkatërrimit të Pronës me Zjarr”. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-08-21 10:47
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›