Plagosen babë e bir në një aksident rrugor

Policia lokale bëri të ditur se ngjarja ndodhi në fshatin Papër, kur një automjet me targa angleze ka dalë nga rruga, pasi humbjes së kontrollit nga ana e drejtuesit.
Për pasojë, kanë mbetur të plagosur shtetasit Sh. Boja, 52-vjeç, si dhe djali i tij, 20-vjeçari, E. Boja, lindur në fshatin Shtërmen dhe banues në Angli.
Policia menjëherë bëri të mundur dërgimin e të dëmtuarve në Spitalin Kirurgjik Elbasan, për të marrë ndihmën e nevojshme, ku aktualisht të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor i cili u dërgua në vendin e ngjarjes, po punon për të përcaktuar saktë shkaqet e ndodhjes së aksidentit. /S.Ll/Start/
2011-08-21 11:10