E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeparlamentari i Kosovës, të hënën vizitë në Tiranë

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, do të jetë zyrtari i parë kosovar që do të vizitojë Shqipërinë që pas shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës. Vizita e Krasniqit është planifikuar të zhvillohet ditën e hënë, ku kryetari i Parlamentit të Kosovës do të takohet me autoritetet më të larta shtetërore, duke filluar nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, kryeministrin Berisha dhe kryeparlamentaren Jozefina Topalli. Krasniqi do të takohet gjithashtu me përfaqësuesit e partive kryesore në vend. Në qendër të diskutimeve të këtij takimeve që do të zhvillojë Krasniqi do të jetë shpallja e pavarësisë së Kosovës, njohja e saj në arenën ndërkombëtare dhe forcimi i bashkëpunimit me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit.

23 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›