E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi dënoi dhunën në Serbi

Presidenti i Republikës së Shqipërisë ka dënuar aktet e dhunës në Beograd duke i cilësuar si qëndrime ekstremiste që vijnë nga qarqe ultra-nacionaliste dhe nënvizoi faktin se rruga dhe e ardhmja e vetme për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor është integrimi në familjen e madhe euroatlantike. Presidenti Topi paraqiti edhe qëndrimin e Shqipërisë për situatën në rajon, ku vlerësoi lart maturinë e autoriteteve dhe shoqërisë kosovare gjatë procesit të shpalljes së pavarësisë dhe krijimin e shtetit më të ri të Europës, një shteti demokratik dhe shumetnik, ku respektohen të drejtat e të gjitha pakicave në përputhje me standardet ndërkombëtare. Gjatë takimit me admiralin amerikan Fitzgerald, presidenti Topi u shpreh se Shqipëria shpreson në marrjen e ftesës për anëtarësim nga Samiti i ardhshëm i NATO-s, që do të mbahet në prill në Bukuresht.

23 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›