E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes në aksident infermierja, pranga adoleshentit

Berat

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Beratit ku një 54-vjeçare gjeti vdekjen e menjëhershme. Hatixhe Mema, banore e lagjes “ çlirim” në këtë qytet, është përplasur për vdekje nga një motoçikletë tip “Kavasaki” që ecte me shpejtësi. Ngjarja rrugore ndodhi rreth orës 22.00 të së dielës, në lagjen “çlirim” të qytetit të Beratit. Gruaja me profesion infermiere mësohet se po kalonte rrugën në lagjen e saj, në vendin e quajtur ish NSHG-ja, kur motoçikleta i ka prerë rrugën duke e përplasur në tokë. Goditja ka qenë fatale për gruan, e cila ishte nisur për t’i bërë një injeksion një banori të lagjes. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë uniformat blu, të cilët ndaluan 18-vjeçarin R. H. banor i së njëjtës lagje. Ai do të përballet me veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›