Kryeparlamentarja Topalli reagon per vrasjen e tre grave

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli reagoi për vrasjet e grave ditët e fundit. “Në tre ditë, 3 nëna, 3 gra u vranë barbarisht. Kjo është një çmenduri, një tmerr-shkruan ajo në rrjetin social, ndërsa thotë se Alketa Cani, Valbona Çarçani dhe Valbona Lleshi nuk janë më, duke bërë që fëmijët e tyre të jetojnë ferrin. “Ato ishin nënat, të bukurat, të mrekullueshmet", shkruan Topalli në facebook dhe bën thirrje që të gjithë të thonë: MJAFT!