E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeparlamentarja Topalli takim me grate ne Drenove

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjate qendrimit te saj në Drenovë zhvilloi në një takim me gra dhe vajza për promovimin e të drejtave dhe rolit të tyre vendimmarrje, si një faktor zhvillimi për shoqërinë dhe vendin. Gjatë adresimit të saj para grave të Drenovës, Kryetarja e Kuvendit shprehu besimin e saj të palëkundur se një grua e fuqishme dhe me të drejta të barabarta në shoqëri është një faktor vendimtar për zhvillimin e vendit. Duke u ndalur në rolin shumë të rëndësishëm që gruaja mund të luajë në vendimmarrje,  Kryetarja e Kuvendit tha se do të bëjë çdo gjë që në mandatin e ardhshëm 30% e kabinetit qeveritar të jenë gra.
Nga takimi në Drenovë zonja Topalli inkurajoi të gjitha gratë dhe vajzat që të guxojnë për të ardhmen e tyre edhe në fushën e biznesit. 
Kryetarja e Kuvendit vizitoi panairin e grave të vetëpunësuara në të cilin firma të ndryshme të drejtuara nga gra, por edhe gra shtëpiake prezantuan produkte të ndryshme ushqimore, gatime tradicionale të zonës, si dhe punë artizanale të punuara me shumë finesë. Gratë pjesëmarrëse në panair i thanë zonjës Jozefina Topalli se ndihen mirë dhe të plotësuara që punojnë dhe që produktet e tyre eksportohen jo vetëm në tregjet kombëtare, por edhe ato rajonale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›