Rama emigrantëve në Selanik: Qeveria ka grisur kontratën me popullin
Selanik- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka vizituar sot emigrantët shqiptar në Selanik, gjatë vizitës së tij në shtetin fqinj në kudër të njohjes së emgrantëve me platformën e socialistëve për një Rilindje Shqiptare.
Në vizitën e tij ku Rama është njohur me shqetësimet e emigranëve dhe ia ka ftuar ato të bëhen pjesë e ndryshimit.
Një gjë është e sigurt që nuk mund të lihet më qeveria e sotme të vazhdojë të grabisë dhe të mbysë Shqipërinë me argumentin që po këta të tjerët çfarë do të bëjnë. Në fund të fundit kontratën populli e ka me ata që qeverisin dhe janë ata që qeverisn që duhet të japin përgjigje një më një për çdo pikë të shkelur të kontratës. Kjo qeveri e ka grisur kontratën me popullin dhe për këtë arsye populli duhet ta flakë me votë në zgjedhjet e ardhshme, ndërkohë që pa asnjë dyshim duhet që qeverinë e re ta gjykojë vetëm përmes provave dhe në rast se edhe qeveria tjetër nuk i përmbush pikat e kontratës me popullin, populli përsëri e ndërron. Në fund të fundit kjo është edhe ajo që e bën demokracinë të funksionojë. Mundësia për ta ndryshuar qeverinë kur qeveria nuk respekton kontratën me popullin, tha Rama.
Ai ka ftuar emigrantët të ndalojnë qeverinë së grabituri vendin dhe sipas Ramës qeveria e ka grisur kontratën me popullin.
/IDEA/