E Shtunë, 31 Tetor 2026

Timoshenko mund te kthehet ne burg

Avokati i Julia Timoshenkos, ish- kryeministres ukrainase ka akuzuar autoritetet se në mënyrë të fshehtë po përgatisin një plan për të kthyer sërish në burg atë. Timoshenko një nga kundërshtaret më të ashpra të presidentit ët Ukrainës Viktor janukoviç, është në liri të përkohshme për tu mjekuar në spital për problemet e saj shëndetësore. Dënimi I Timoshenkos me shtatë vjet burg, ka tensionuar ndjeshëm marrëdhëniet e vendit me Bashkimin europian. 51 vjeçarja Timoshenko ka hedhur poshtë të gjitha akuzat duke u shprehur se kjo është një hakmarrje personale e presidentit Janukovic. Qeveritë perëndimore kanë dënuar trajtimin që i është bërë asaj duke e cilësuar si një drejtësi selektive, ndërsa Bashkimi Europian ka reaguar duke ngrirë përkohësisht marrëveshjet për tregti të lirë me vendin por dhe lidhjet politike. Avokati i saj mendon se kohëzgjatja që i bëhet procesit të saj gjyqësor bëhet qëllimisht për ta ndaluar atë ti drejtohet Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Akuzat kundër saj kanë të bëjnë me një marrëveshje për tregtinë e gazit të nënshkruar me Rusinë në vitin 2009, të cilin Timoshenko e anuloi gjatë kohës që ishte kryeministre. Ndërkohë që ajo akuzohet dhe për evasion fiskal në vitin 1990 kur ishte një biznesmene. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›