E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeparlamentarja e Zvicrës viziton Kosovën dhe Shqipërinë

Një delegacion i Parlamentit Nacional të Zvicrës, i kryesuar nga kryetarja, Maya Graf, nga 1 deri më 6 prill do t`i bëjë një vizitë Kosovës dhe Shqipërisë, me ftesë të kryetarit të

Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.

Në të dy vendet janë paraparë bisedime me parlamentarët dhe me përfaqësuesit qeveritarë si dhe vizita në projektet e atjeshme zvicerane, njofton Albinfo.ch.

Delegacioni e fillon vizitën e tij në Prishtinë, ku më 2 prill, veç takimit me kryetarin e Parlamentit, Jakup Krasniqin, janë planifikuar edhe bashkëbisedimi me komisionin për politikë të jashtme të parlamentit kosovar dhe me avokatin e popullit, Sami Kurteshin.

Delegacioni viziotn edhe Mitrovicën, për të krijuar një pasqyrë të angazhimit të Swisscoy-t atje. Po ashtu delegacioni do të viztojë edhe Prizrenin, si dhe projektet e ndryshme zvicerane në zonën e Gjakovës.

Më 4 prill delegacioni e vazhdon rrugën për në Shqipëri./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›