CD-ja misterioze PD Rama i lidhur me klanet e droges

PD akuzoi dje kryesocialistin Edi Rama per lidhje te forta me klanet e droges. Deputeti demokrat Edi Paloka reagoi pas deklarates se kolegut socialist Erion Brace qe akuzonte Kryeministrin Berisha se po perdor vrases per ti mbyllur gojen opozites. Ne nje deklarate per mediat Paloka u shpreh se denoncimi i Braces eshte nje farse pasi sipas tij vete lidershipi i Partise Socialiste eshte perfshire ne trafikun e droges.
Gjate gjithe ketyre viteve ne te gjitha grupet e medha te droges te Kadriovskit Gines te Aldo Bares emri i kryetarit te Bashkise se Tiranes eshte lakuar gjeresisht ne raporte dhe media. Dalja e cakallit te Edvin Rames deshmon thjesht luften midis klaneve te droges dhe fakton ne menyre te qarte lidhjet e Edvin Rames te cilat jane bere te njohura dhe publike ne menyre te perseritur - deklaroi z. Paloka. Akuzat e ndersjella mes PS-se dhe PD-se erdhen pas akuzave te deputetit Brace i cili deklaroi se ai dhe kryetari i PS-se jane kercenuar duke u akuzuar se kane kryer dy vrasje dhe kane lidhje me krimin e organizuar. Sipas Braces ne adrese te tij ka ardhur nje zarf me nje leter dhe CD me emrin e Kadriovskit ku ne leter thuhet se CD-ja do te publikohet ne media nese brenda 24 oresh Brace dhe Rama nuk heqin dore nga publikimi i akuzave per korrupsion ndaj zyrtareve te larte.