Kryeparlamentarja takim me delegacionin e Akademise se Mbrojtjes
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti në një takim kortezie një delegacion të Kursit të Lartë të Akademisë së Mbrojtjes për marrjen e Gradës Kolonel.
Kryeparlamentarja ka vlerësuar lart misionin dhe rolin e kësaj Akademie, si një institucion i rëndësishëm për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes në vend. Zonja Topalli është shprehur se Forcat e Armatosura dhe të gjitha strukturat e saj janë përfaqësimi dinjitoz i shtetit, janë forcat që garantojnë sigurinë për të ardhmen e vendit. Për këtë arsye, u shpreh ajo, është detyra e parlamentit, që të mbështesë misionin e kësaj Akademie, përmes kuadrit ligjor, që edhe pse është i plotësuar mund të ketë ende nevojë për standarde të reja. Zonja Jozefina Topalli shprehu një vlerësim të veçantë për përmbushjen me dinjitet të të gjitha angazhimeve tona si vend anëtar i Aleancës më të fuqishme të sigurisë në botë, NATO-s. Kryetarja e Kuvendit, theksoi se parlamenti do të bëjë gjithçka, me standardet më të mira të NATO-s, në mbështetje të misionit të Forcave të Armatosura, Civile dhe Ushtarake.