Komisioni miraton ndertimin e xhamise

Komisioni i ngritur praën Bashkisë Tiranë për xhaminë e madhe ka miratuar propozimin e Komunitetit Mysliman për ndërtimin e saj tek sheshi i Namazgjasë.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e rradhës që ka zhvilluar komisioni i drejtuar nga kryebashkiaku, Lulzim Basha.
Në përbërje të këtij Komisioni është edhe Kryetari i Komunitetit Mysliman, Nënkryetari, Sekretari i Përgjithshëm, Përfaqësuesi i Komitetit të Kulteve, Përfaqësuesi i Prefektit, i Këshillit të Qarkut, Myftiu i Tiranës, tre përfaqësues të komunitetit të besimtarëve të Tiranës, përfaqësues i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Këshillit të Ministrave, Shoqatës “Tirana”, Administratori i Përgjithshëm i Bashkisë dhe 5 drejtorë të Bashkisë së Tiranës.
Në mbledhjen e ardhshme Komisioni do të diskutojë për mënyrën se si do të veprohet për projektin e Xhamisë, nëse do të jetë ai i hartuar tashmë, do të përcaktohet një arkitekt për të bërë një projekt të ri, apo do të bëhet konkurs për projektimin e këtij institucioni dhe pas kësaj menjëherë, aprovimi i termave të referencës.