E Diel, 1 Nëntor 2026

ertifikohen me graden inspektor 24 punonjes policie

Çertifikohen me gradën inspektor 24 punonjës policie të patrullave të përgjithshme të Komisariateve të Policisë së Tiranës. 24 efektivët, mes të cilëve dy femra kanë një karrierë 3-vjeçare dhe marrin e gradën e parë pas përfundimit të shkollimit bazë të policisë.
Në ceremoninë e zhvilluar në drejtorinë e policisë së Tiranës merrnin pjesë zëvendësministri i Brendshëm, Avenir Peka, Prefekti i Tiranës, Keltis Kruja, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, si dhe të gjithë krerët e policisë së Tiranës. Drejtori Burgaj inkurajoi efektivët e patrullës së përgjithshme për në rrugën e gjatë të karrierës policore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›