Kryepolici Prençi falënderon vartësit për zgjedhjet e qeta
07/07/2009 Efektivët e policisë marrin vlerësime pozitive nga shefi i tyre, Ahmet Prençi
TIRANE- Përveç notave pozitive që morën nga ndërkombëtarët, efektivët që shërbyen për ruajtjen e qetësisë publike si dhe për garantimin e një procesi të rregullt zgjedhor, morën dje edhe vlerësime nga Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ahmet Prençi. Në një takim me drejtuesit e komisariateve të 12 qarqeve si dhe me drejtuesit e Policisë Kufitare, Prençi përshëndeti performancën e uniformave blu gjatë zhvillimit të zgjedhjeve të 28 qershorit. Ai vlerësoi me konsiderata maksimale të gjithë aktorët, si dhe institucionet që bashkëpunuan me policinë dhe kontributin e dhënë prej tyre në mbarëvajtjen e këtij procesi.
Fazat e punës
Për të siguruar një performancë maksimale në këto zgjedhje, veprimtaria e Policisë së Shtetit u nda në disa faza, të shtrira në kohë, e konkretisht faza përgatitore, e cila ka filluar që në fillim të vitit deri në fillimin e fushatës zgjedhore. U planifikua dhe u sigurua e gjithë baza teknike e logjistike e domosdoshme për realizimin e detyrave për garantimin e masave para, gjatë dhe pas zgjedhore. Me mbështetjen dhe në bashkëpunimin me prezencën e OSBE-së, Misionit PAMECA III, Programit ICITAP, të KQZ-së dhe të Prokurorisë së Përgjithshme, u përgatit programi i trajnimit për punonjësit e policisë të të gjitha niveleve. Ky program trajnimi u zhvillua i ndarë në tre faza, sipas modelit kaskadë.
Trajnimet e angazhimi
Për nivelin e lartë drejtues u trajnuan 85 punonjës për nivelin e mesëm drejtues, të cilët kanë shërbyer si trajnerë për trajnimin e nivelit bazë, u trajnuan 97 punonjës, dhe faza e tretë, për nivelin zbatues u zhvillua trajnimi pranë ambienteve të strukturave të policisë vendore, duke trajnuar rreth 5500 punonjës policie të këtij niveli. Po në kuadrin e përgatitjes profesionale, prezenca e OSBE-së në Shqipër financoi botimin e 6000 kopjeve të “librit të xhepit” me detyrat e punonjësve të policisë së bashku me 400 kopje të Kodit Zgjedhor, të cilat ju shpërndanë strukturave policore që ligji i ngarkonte me detyra për garantimin e procesit zgjedhor. Ndërkohë që me fillimin e muajit të fushatës elektorale, policia u angazhua maksimalisht për ruajtjen e qetësisë në vendet ku zhvilloheshin nga subjektet politike tubimet elektorale.
Të dhëna
1233 mitingje u siguruan
8054 policë u aktivizuan
1270 mjete u aktivizuan
2097 orë shërbim u kryen
22 ndërhyrje janë kryer