Sarandë, zjarri i Volloderit vihet nën kontroll
07/07/2009 Morën flakë mbeturinat
SARANDË - Pas një angazhimi 24-orësh të forcave dhe institucioneve të ndryshme, zjarri i rënë në Volloder, në fushën e mbetjeve urbane të Sarandës, rreth 7 kilometra larg qytetit bregdetar, është vënë nën kontroll. Në operacionin për shuarjen e këtij zjarri kanë marrë pjesë dy zjarrfikëset e Sarandës, si dhe një e Delvinës, që ka ardhur në mbështetje të tyre. Firma e inerteve “Arti”, gjatë ditës së diel dhe të hënën ka dërguar disa mjete të rënda me ngarkesë material inert, që u hodh mbi sipërfaqet e ndezura. Ndërkohë u bë çarja e blloqeve të ndezura duke hapur korridore dheu midis tyre, për të bërë të pamundur përhapjen dhe fuqizimin e zjarrit. Operacioni për fikjen e zjarrit është ndjekur në vend paraditen e djeshme, edhe nga kryetari i bashkisë së Sarandës, Edmond Gjoka, i cili pohoi, se situata është vënë në kontroll të plotë dhe se punohet për të sjellë një linjë uji me presion nga burimet e fshatrave përreth. Fusha e depozitimit të mbetjeve urbane të Sarandës në Volloder u përfshi pasditen e të dielës nga një zjarr. Një vatër zjarri ishte ndezur në sipërfaqen prej më shumë se 2 ha, që përdoret prej shumë vitesh si truall për depozitimin e mbetjeve urbane të Sarandës.