Kryepolici grek s’ka asgjë për të thënë për kthimin e çamëve

Kryepolici Elefterios Ikonomu zhvilloi një takim me homologun Hysni Burgaj në Tiranë, ku pas takimit foli për bashkëpunimin midis dy policive.
“Mendoj të qëndrojmë tek agjenda e vizitës time këtu në Shqipëri dhe të theksojmë bashkëpunimin shumë të mirë që kemi me policinë shqiptare”, tha ai teksa u pyet për kthimin e çamëve. Gjithashtu, Ikonomu foli edhe për problemet me vonesat në pikat kufitare, duke nënvizuar se ka pasur probleme por që do të zgjidhen në të ardhmen.
Nga ana e tij, Burgaj vlerësoi marrëdhëniet e mira midis dy policive dhe thellimin e bashkëpunimit. “Ne kemi kontaktet e duhura për të rritur cilësinë e këtij shërbimi. Çështje të tjera që biseduam kishin të bënin me intensifikimin në bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme, bashkëpunim që ka qenë konkret dhe ka ardhur në rritje”, tha ai.
Duke theksuar se është viti i parë i liberalizimit të vizave të Shqipërisë me vendet e Bashkimit Evropian, Ikonomu theksoi se qarkullimi mes dy vendeve është më i madh, ndërsa problemet u zgjidhën në një kohë të shkurtër. Po kështu, Ikonomu nënvizoi detyrimet që ka Greqia ndaj BE për kontrollin në këtë kuadër, duke vënë në dukje mbështetjen ndaj integrimit evropian të Shqipërisë. /S.Ll/Start/
2011-08-29 11:05