E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakavijë, dhunë ndaj emigrantit shqiptar

I riu shqiptar rrihet në mënyrë publike para syve të dhjetëra emigrantëve të tjerë që prisnin në radhë për vulosjen e pasaportave.

Pas kontrollit të pasaportës që figuronte e saktë, ai është rrahur nga një polic i një moshe të re, që më pas ka flakur në ajër pasaportën e tij. Bëhet fjalë për punonjësin e policisë që vuloste pasaportat e udhëtarëve që udhëtonin me autobusët e ardhur nga Shqipëria.

Udhëtarët të tmerruar nga kjo pamje nuk patën kurajën të thoshin asnjë fjalë nga frika se mos polici mund të linte punën dhe largohej si dy ditë më parë kur udhëtarët e 9-të autobusëve u duhej të prisnin mbi 5 orë në radhë për tekat e punonjësit të policisë.

Shkaku i kësaj ngjarje ishte pasi i riu shqiptar shkoi në një sportel tjetër në vend që të shkonte dhe të mbante radhën në atë sportel ku prisnin radhën udhëtarët e ardhur. Por, kjo ngatërresë nuk mund të justifikojë dhunën e ushtruar nga policët grekë. Ngjarja e shëmtuar ka ndodhur dy ditë para vizitës së kreut të policisë së Greqisë, Eleftherios Ikonomu, në Tiranë. /Shpëtim Zinxhiria/Athinë/

                                                                                             2011-08-29 11:40
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›