Në pritje të festës...

Kjo festë vjen pas muajit të Ramazanit (agjërimit), një prej pesë shtyllave të Islamit. Emri Fitër Bajram vjen ngaqë myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.
Namazi i Bajramit është vaxhib (obligim i domosdoshëm) për çdo mysliman. Profeti i myslimanëve i ka kushtuar rëndësi të veçantë duke i urdhëruar myslimanët që të falin këtë namaz. Edhe në Shqipëri besimtarët myslimanë mblidhen në orët e para të ditës nëpër xhami dhe falin namazin e festës. Fiter Bajrami është festa e devotshmërisë, solidaritetit, vëllazërisë dhe barazisë sociale.
Komunitetin Mysliman pritet ta vizitojnë paraditen e ditës së nesërme drejtuesit më të lartë të shtetit dhe personalitete të tjera të njohura, të cilët do të përcjellin urimet e tyre me rastin e Fiter Bajramit. Agjërimi është i njohur që në kohën më të lashta nga profetë të ndryshëm, si Ibrahimi (Abrahami)s.a.
Fitër Bajrami e ka origjinën nga Profeti Muhamed (s.a), ku është shënuar në ditën e parë të muajit Sheval, pas përfundimit të muajit të Ramazanit. Profeti i myslimanëve ndaloi festimin e festave pagane dhe iu rikujtoi pasuesve të tij se Zoti kishte urdhëruar për njerëzit dy festa ku edhe mund të kënaqeshin dhe këto janë Fiter Bajrami dhe Kurban Bajrami. /S.Ll/Start/
2011-08-29 14:48