E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryepolici i Gjirokastrës, numri 2 i Policisë Shtetit

Gjirokastër- Drejtori i Policisë së Qarkut Gjirokastër, Hysni Burgaj, sot ka lënë detyrën aktuale për të shkuar në një tjetër post më të lartë.

Sipas burimeve zyrtare të policisë së Gjirokastrrës, mësohet se me urdhër të Ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, për ngritje në detyrë, Burgaj është emëruar zëvendës drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shetit, për Shërbimet Mbështetëse në Policinë e Shtetit.

Aktualisht në detyrën e Drejtorit të Policisë së Qarkut Gjirokastër është komanduar zëvendës drejtori i Policisë së Qarkut Gjirokastër, Ylli Metko.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›