Noble Burgaj Shqiperia parandaluese e kalimit te kufirit nga kriminelet

Shqiperia eshte percaktuar si nje nder vendet kryesore ne Evrope por edhe ne bote qe kane parandaluar kalimin e kufirit nga kriminelet e rrezikshem duke shkembyer ne menyre efikase informacione me zyrat e Interpolit te vendeve te BE-se. Ky vleresim eshte bere nga Ronald K. Noble Sekretari i Pergjithshem i Interpolit ne Lion te Frances gjate takimit te zhvilluar me drejtorin e Policise se Shtetit Hysni Burgaj i cili shoqerohej nga Pellumb Seferi shefi i Zyres se Interpol Tirana. Ne fjalen e tij z. Noble ka theksuar seShqiperia nuk eshte vetem nje nga vendet lider te Evropes qe parandalojne kalimin e kufirit nga kriminele te rrezikshem por gjithashtu dhe ne bote dhe per kete arsye duhet pergezuar per lidershipin e forte duke i percjelle drejtorit te Policise se Shtetit falenderimet per ministrin e BrendshemLulzim Bashadhe duke i garantuar mbeshtetjen e vazhdueshme te organizates policore boterore. Gjate takimit u diskutua mbi ceshtjet e sigurise rajonale dhe nderkombetare si lufta kunder grupeve te organizuara kriminale trafikut te droges dhe qenieve njerezore. Integrimi automatik i Sistemit Global te zbatimit te ligjit te Interpolit ne strukturat tona policore deshmon me se miri angazhimin maksimal te Shqiperise per te punuar me organizatat nderkombetare te zbatimit te ligjit si nje element thelbesor i sigurise kombetare rajonale dhe nderkombetare - ka theksuar gjate takimit Burgaj. Duke iu referuar shifrave drejtori i Policise se Shtetit me tej ka shtuar se duke iu referuar faktit se ne Shqiperi qe me integrimin e dy Sistemeve te Interpolit ne qershor te ketij viti eshte bere e mundur te arrestohen 25 te kerkuar nderkombetare. Duke evidentuar faktin se Shqiperia eshte ne listen e 10 vendeve te para nga 188 vendet anetare te Interpolit qe perdor database-in global nominal dhe ate per mjetet e vjedhura z. Noble eshte shprehur se veprimi shembullor i treguar nga Shqiperia Zyra e saj Qendrore Kombetare ne Tirane dhe autoritetet e saj ne venien ne dispozicion te informacioneve te nevojshme per oficeret vendore te policise do te beje gjithnje e me te veshtire per te kerkuarit qe ti shpetojne kapjes dhe do ti beje kufijte tane me te sigurt.