Kryeprokurori britanik: 21 janari, sulmet personale dhe publike, shqetësuese
Kryeprokurori britanik Keir Starmer, ndërsa këmbëngul për pavarësisë e institucioneve kushtetuese në Shqipëri, shpreh hapur shqetesimin për sulmet personale dhe publike që u bëhet institucioneve të pavarura.
Ai citoi se sulmet ndaj një institucioni të pavarur, cënojnë elementët demokratikë të sistemit të drejtësisë. Ky qëndrim i prerë u shpalos gjatë një konference për shtyp, në prani të ambasadorit të BE-së, Sekui dhe ambasadores së Britanisë në vendin tonë, në permbyllje të vizitës së tij dy-ditore në vendin tonë.
Si drejtues i një organi të pavarur, unë jam i shqetësuar nga sulmet personale dhe publike mbi integritetin e institucioneve të pavarura dhe të individëve në to. Këto sulme cënojnë jo vetëm individët e targetuar, por elementët demokratikë të sistemit. Nëse ka shqetësime reale, apo prova të shkeljeve, atëherë ato pretendime duhen ndjekur nëpërmjet kanaleve të duhura dhe jo të thuhen kot, apo të përdoren për të ushtruar presion mbi individët, theksoi Starmer.
Sipas tij, për ngjarjen e 21 janarit e rëndësishme mbetet një investigim i plotë, gjithëpërfshirës, ndërsa sjell drejtësi. Dua të jem i qartë. Është me rëndësi që të ketë një investigim të plotë i cili të jetë efektiv dhe të japë drejtësi, dhe ky investigim duhet të drejtohet nga Prokuroria në mënyrë të pavarur. Unë do ta insistoja për këtë në vendin tim, ka shtuar më tej ai.
Starmer shprehu vullnetin për të bashkëpunuar me Prokurorinë e Përgjithshme shqiptare, me qëllim luftën ndaj krimit. Mbretëria e Bashkuar është e angazhuar për të punuar me organet e zbatimit të ligjit të Shqipërisë për të luftuar krimin që cënon të dyja vendet dhe për të forcuar shtetin e së drejtës dhe sistemin gjyqësor në Shqipëri. Nëpërmjet Ambasadës tonë në Tiranë, departamentet dhe agjencitë e Mbretërisë së Bashkuar punojnë aktualisht me një sërë aktorësh në fushën e zbatimit të ligjit, me projekte asistence, raste studimore, projekte binjakëzimi dhe kështu me rradhë. Puna jonë me Prokuroren e Përgjithshme dhe zyrën e saj është një shtyllë qendrore e këtij bashkëpunimi, theksoi ai. Sipas tij, integriteti dhe pavarësia e institucioneve të drejtësisë është domosdoshmëri, duke theksuar se institucioni i Prokurorisë duhet të lihet i lirë të bëjë drejtësi.
*****
Holtkemper: Përfundimet e FBI-së për 21 janarin nuk janë çështje shijesh
Dy dite me pare edhe Ambasadorja gjermane në Tiranë, Carola Muller-Holtkemper shprehet se komuniteti ndërkombëtar po e ndjek me shqetësim vonesat në hetimin e 21 janarit. Në një intervistë për DW, ajo ka deklaruar se ekspertiza e FBI-së është me vlerë absolute dhe se nuk mund të ketë devijime të mëdha nga përfundimet e tyre pasi sipas saj nuk bëhet fjalë për çëshje shijes por për ligjet e fizikës.
“Lidhur me shkaqjet e vdekjeve ekziston tanimë një ekspertizë voluminoze e FBI-së dhe mbetet vetëm të shpresojmë, që të mund të hidhen hapa të mëtejshme duke u nisur nga kjo bazë solide e krijuar. FBI-ja ka mbërritur në konkluzionet e veta mbështetur në ligje të njohura të fizikës. Nëse këta ekspertë nisur prej ligjesh fizike me vlefshmëri absolute, sikurse është ai i gravitetit apo lëkundja e frekuencave të rrjeteve elektrike, kanë mbërritur në përfundime të caktuara, atëherë nuk besoj se në këtë drejtim do të ketë devijime të mëdha në fund të fundit këtu nuk bëhet fjalë për çështje shijesh, – tha znj.Holtkemper
Por selia blu akuzoi sërish kryeprokuroren Ina Rama dhe kreun e PS-së për mashtrim të opinionit publik dhe bashkëpunim mes tyre, për të mbuluar, sipas PD-se, ate qe kjo parti e quan “skenarin e 21 janarit”. Kurse shefi i opozites Rama citon se provat e hetimit janë gozhduese: KM vijoi sot ndaj Prokurores me sharjet turpëruese për Shqipërine! Provat e hetimit janë gozhduese, kurse sharjet provojne pse duhet ndryshim, citohet në rrjetin social twitter. Pak orë më parë, deputeti i djathtë Fatbardh Kadilli, akuzoi kryeprokuroren Ina Rama, se spekuloi sipas tij ekspertizën e ardhur nga FBI-ja, etj. Me poshte, pjese nga intervista e znj.Holtkemper