Kryeprokurori i Britanise se Madhe vizite ne Tirane

Kryeprokurori i Britanisë së Madhe, Keir Starmer kërkoi nga organi I prokurorisë që të zhvillojë një hetim të plotë e gjithëpërfshirës për 21 janarin. Një qëndrim të tillë, Starmer e bëri publik gjatë konferencës për shtyp, të dhënë në përfundim të takimeve në Tiranën zyrtare. Kështu, pas takimit me homologen, Ina Rama, Starmer së bashku me ambasadorin e BE-së, Etore Sekui dhe diplomaten e Britanisë së Madhe në vendin tonë, Fiona Mcllwham dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp ku trajtuan çështjen e së drejtës dhe shtetin ligjor, si dhe domosdoshmërinë për ndërmarrjen e reformave në këtë fushë nga ana e Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij, kryeprokurori i Anglisë shprehu shqetësimin lidhur me sulmin që iu bëhet institucioneve të pavarura
“Si drejtues i një organi të pavarur, unë jam i shqetësuar nga sulmet personale dhe publike mbi integritetin e institucioneve të pavarura dhe të individëve në to. Këto sulme cënojnë, jo vetëm individët e targetuar por elementët demokratikë të sistemit. Nëse ka shqetësime reale, apo prova të shkeljeve, atëherë ato pretendime duhen ndjekur nëpërmjet kanaleve të duhura dhe jo të thuhen kot, apo të përdoren për të ushtruar presion mbi individët”, vuri në dukje Starmer.
Në vlerësimin e tij, reforma në drejtësi dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri do ndihmojë procedimin më të shpejtë dhe më të përshtatshëm të çështjeve specifike, por do ndihmojë edhe për integrimin në BE.
“Sistemi efektiv i drejtësisë që përmbush standartet ndërkombëtare është një parakusht për anëtarësimin në BE. Megjithatë ajo që ka më shumë rëndësi, drejtësia e paanshmë dhe shteti i së drejtës janë të drejta themelore, të cilat duhet t’i gëzojnë njësoj të gjithë shtetasit. Janë baza e një shoqërie më demokratike, të begatë dhe gjithë-përfshirëse”, nënvizoi Prokurori i Përgjithshëm i Britanisë së Madhe. anglez më tej.
Nga ana e tij, ambsadori i BE-së, Sekui sghprehu besimin e tij në vlerat e barabarta dhe një drejtësi transparente. Gjithashtu, duke i mëshuar fakti se nevojitet një drejtësi e pavarur nga politika, ambasadori i BE-së vuri në dukje faktin se “në 15 vjet Bashkimi Evropian ka investuar 100 mln euro për drejtësinë”.