Takimi Berisha-Starmer
Kryeministri, Sali Berisha shprehu gatishmërinë e plotë të qeverisë shqiptare për nënshkrimin e çdo marrëveshje dhe krijimin e kornizës së nevojshme që do të rriste efikasitetin në luftën e përbashkët mes vendit tonë dhe Britanisë së Madhe ndaj krimit të organizuar, trafiqeve dhe veprimtarive të tjera të paligjshme.
Një qëndrim të tillë kreu i ekzekutivit e bëri publik në takimin e zhvilluar me Drejtorin e Prokurorisë Publike në Angli dhe Wells, zotin Keir Starmer QC, i cili shoqërohej nga ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, znj Fiona McIlwham, si dhe bashkëpunëtorë të tij.
Kryeprokurori Starmer e falenderoi kryeministrin Berisha për takimin dhe shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin shumë të mirë midis të dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar. Ai vlerësoi vullnetin politik të Kryeministrit dhe qeverisë së tij në mbështetjen e dhënë ndaj organeve ligjzbatuese në këtë bashkëpunim.
Nga ana e tij, kryeministri Berisha u shpreh se “qeveria shqiptare jep mbështetjen e plotë për të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit që përballen me krimin e organizuar”.