Kodi ri doganor, Bode: Gur themeli për marrëdhënit me vendet e BE
TIRANË- "Kodi i ri doganor përbën një gur themeli për zhvillimin e marrëdhënieve tregtare mes Shqipërisë dhe vendeve anëtare të BE-së", tha sot ministri i Financave, Ridvan Bode në ceremoninë përmbyllëse të projektit me vlerë 2 milionë euro, financuar nga Bashkimi Evropian si ndihmë për modernizimin e doganave shqiptare.
"Kodi i ri doganor ka si qëllim bazë lehtësimin e biznesit dhe garantimin e një niveli të sigurisë e mbrojtjes për t'iu përgjigjur kërkesave dhe sfidave me të cilat përballet vendi ynë në kuadër të anëtarësimit në BE", tha Bode.
Në kuadër të këtij programi, tha Bode, u realizuar edhe projektligji i ri i akcizës, i cili përbën një element shumë të rëndësishëm në funksionimin transparent dhe konkurrues të tregut.
Ministri i Financave Bode tha se në kuadër të këtij projekti u trajnuan 50 punonjës doganorë mbi menaxhimin e integruar të kufijve, u bë trajnimi i personelit doganor në 8 degë doganore, janë kryer trajnime me doganierët e antikontrabandës, detare e tokësore.
(ma.ar/BalkanWeb)