Kuvendi i Kosovës rezolutë për fundin e mbikëqyrjes
PRISHTINE- Kuvendi i Kosovës po zhvillon një seancë të jashtëzakonshme, ku po debatohet një projekt-rezolutë për t’i dhënë fund fazës së mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, të propozuar nga Grupi Parlamentar i PDK-së.
Seanca e jashtëzakonshme parlamentare, ku do të votohet për këtë rezolutë, nisi rreth orës 14:00.
Rezolutën e PDK-së e përkrahin pothuajse të gjitha grupet parlamentare, por jo lëvizja “Vetëvendosje”, e cila po ashtu ka kundërshtuar deklaratën e nënshkruar nga subjektet politike. Visar Ymeri i “Vetëvendosjes” ka deklaruar se arsyeja pse nuk e përkrahin rezolutën është se përmes saj Kuvendi duhet të marrë disa obligime, e që sipas tij, nuk saktësohet se për çfarë obligimesh bëhet fjalë.
Por, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ka thënë se kjo rezolutë ka si qëllim të koordinojë veprimet e institucioneve të vendit me ato ndërkombëtare rreth përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur. Lidhur me takimin e së premtes që nuk është mbajtur në ambiente zyrtare të institucioneve të Kosovës, por në një restorant, ka reaguar AAK-ja. Nënkryetari i kësaj partie, Ahmet Isufi, ka thënë të mos e dijë pse është zhvilluar kaq me nxitim nga kryeministri Thaçi menjëherë pas kthimit të tij nga Vjena.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Vetëvendosje sfidon PDK-në me tjetër rezolutë