Topi pret Bozkir, vlerësohen marrëdhëniet Shqipëri-Turqi
TIRANE - Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në një takim kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Volkan Bozkir.
Në takim Topi vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë si dhe shprehu interesin për zgjerimin dhe konsolidimin e tyre në të ardhmen në planin dypalësh dhe atë rajonal, sidomos në fushën ekonomike.
Ndër të tjera Topi ritheksoi “përpjekjet e shtetit shqiptar për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, si një prioritet i politikës së jashtme shqiptare, ashtu sikundër dhe ruajtjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me vendet e rajonit ballkanik.
Dy zyrtarët nënvizuan gjithashtu rolin moderator të faktorit shqiptar në rajon, për ruajtjen dhe forcimin e paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjatë në Ballkan dhe më gjerë.
(er.nu/news24/BalkanWeb)