E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, ikën kreu i Këshillit të Qarkut

Këshilltarët e Këshillit të Qarkut të Vlorës kanë shkarkuar nga posti i kryetarit të këtij këshillit Agron Sharrën, duke e zëvendësuar atë me Ylli Porin; aktualisht kreu i PD-së së Sarandës. Shkarkimi i tij u bë gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme me mocion mosbesimi ndaj kreut të këshillit të qarkut, mes debatesh të shumta të këshilltarëve të djathtë, të cilët prej disa ditësh kërkonin shkarkimin e Sharrës.

I pranishëm në mbledhjen e thirrur nga prefekti Hasan Halili, ka qenë dhe vetë Sharra, i cili ka shfrytezuar rastin dhe ka deklaruar se faktet e bera publike një ditë më parë nga perfaqesuesit e Partisë Demokratike të Vlorë nuk qendronin. Ai tha se “nuk ndodhej ne zyre ne momentin qe tre keshilltaret u paraqitën ne zyren e sekretarit per te protokolluar Mocionin e Shkarkimit”. Madje, sipas tij, tre antaret e keshillit te Qarkut kane ushtruar presion psikologjik ndaj punonjesit te ketij institucioni. Sharra u shpreh se edhe kerkesa me firmat e 33 anëtareve te ketij institucioni ka qene e falsifikuar.

Shara ka qëndruar në mbledhje deri para momentit të votimit, ku nga 59 këshilltarë, 37 prej tyre vendosën rrëzimin e Sharrës dhe emërimin në këtë post të Ylli Porit. Kreu tashmë i larguar i këshillit të qarkut të Vlorës, Agron Sharra, pak kohë më parë ka qenë dhe kryetar i Partisë Demokratike të degës së Vlorës.

Festim Llanaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›