E Diel, 1 Nëntor 2026

Pëson infarkt, vdes në det shqiptari i Maqedonisë

Durrës

Vdes në det pushuesi. Një tjetër viktimë e sezonit turistik është regjistruar dje në plazhin e Durrësit dhe pikërisht pranë vendit të quajtur “Rrota e Kuqe”. Shtetasi Sadik Xh. Sadiki, 72 vjeç, lindur në Kosovë e banues në Shkup të Maqedonisë, gjatë kohës kur ka hyrë në det për t’u larë, është rrëzuar. Të afërm të tij kanë bërë menjëherë transportimin e tij drejt qendrës shëndetësore të plazhit, ku mësohet se pushuesi ka arritur pa jetë. Nga hetimet paraprake rezulton se vdekja i ka ardhur nga një infarkt kardiak, megjithatë vazhdon kryerja e ekzaminimeve të mëtejshme për saktësimin e shkaqeve të vdekjes së tij.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›