E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeprokurori i ri, ndryshimet e para ne organin e akuzes

Vetem pak dite pas emerimit te Adriatik Llalles, ne krye te Prokurorise se Pergjithshme, kane nisur dhe levizjet e para ne organin e akuzes. Burime nga organi i akuzes thane, se diten e shtune ne zyren e Prokurorit te Pergjithshem kane paraqitur doreheqjen nga postet drejtuese njeri pas tjetrit, Sokol Malaj, Prokurori i rrethit te Tiranes, dhe Sokol Stojani, drejtori i Drejtorise se Hetimit ne Prokurorine e Pergjithshme. Ende nuk dihen arsyet e largimit te dy prokuroreve, apo edhe postet e tyre te ardhshme, por pritet qe ne fillim te javes, te miratohet nga kryeprokurori, doreheqja e Malajt dhe Stojanit. Nderkohe burimet shtuan se ne ditet ne vijim priten, qe edhe prokurore te tjere te paraqesin doreheqjen kryesisht prokurore rrethesh. Adriatik Llalla u dekretua nga Presidenti, Bujar Nishani dhe Kuvendi, e miratoi ate ne krye te Prokurorise. Llalla mori detyren e Prokurorit te Pergjithshem, te henen e javes se kaluar ne nje ceremoni zyrtare, kur Ina Rama i dorezoi atij postin. Para vartesve, Llalla deklaroi gjate ceremonise, se prioriteti i tij do te jete lufta kunder korrupsionit, si dhe motivimi i prokuroreve, te cilat bazohen ne ligj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›