E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia ndihmon ushtarakisht Sirinë

Rusët nuk janë kursyer për të mbrojtur regjimin e Bashar Al Asad dhe me kalimin e viteve, këshilltarët e “Ushtrisë së Kuqe” janë shtuar në numër, aktualisht ndodhen rreth 2000 në Siri. Rreth 150 persona ndodhen në bazën detare të Tartus dhe të tjerë në repartet të ndryshme, në komandën e kontrollit apo krah shërbimeve sekrete.

Disa prej anëtarëve të shërbimeve sekrete ruse janë ngarkuar të ndihmojnë partinë Baath, gjatë fazës së ristrukturimit. Objektivi është të mbahet sa më kompakt regjimi dhe në të njëjtën kohë të ruajë simpatizantët në rastin e zgjidhjeve dramatike. Në Siri, ndodhen aktualisht veteranë të luftës në Çeçeni, nga të cilët u siguruan foto satelitore të zonave të konfliktit.

Siç raportohet, Moska i ka kërkuar Damaskut të hapë një qëndër në Kasioun, në malet e Damaskut. Ka zëra që flasin për një bazë të dytë në kufi me Turqinë. Izraelitët vëzhgojnë Sirinë nga Golani, e cila kundërpërgjigjet me stacionin në Xhabal Al Harrah. Më në perëndim, në malin Sanine në Liban, flitet për një prani iraniane dhe Hezbollah, për të mbajtur nën kontroll izraelin që fsheh aparatura të sofistikuara spiunazhi.

Nevoja për t`i bërë më të ndjeshme të ashtuquajturat “antena” ka bërë që Moska të shtojë ndihmat ushtarake për Sirinë. Në vitin 2011 i ka shitur Sirisë 960 milionë dollarë, shifër që i shtohet furnizimit prej 4.7 miliardë dollarësh në periudhën 2007-2010. Nga Rusia kanë mbërritur predha anti-tank dhe raketa kundra-anije dhe më pas avionët ushtarakë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›