E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeprokuroria ndjekje penale deputetit, Harasani

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, njoftoi deputetët mbi këtë kërkesë të organit të akuzës. Kërkesa vjen pas incidentit të ndodhur rreth dy muaj më parë ne Kuvend. Kallzimi penal u be nga Garda e Kuvendit. 

TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme ka paraqitur zyrtarisht në Kuvend kërkesën për autorizimin për ndjekje penale të deputetit të Partisë Socialiste, Andis Harasani.
Këtë e bëri të ditur Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në mbyllje të seancës së sotme plenare. Ajo njoftoi deputetët mbi këtë kërkesë të organit të akuzës, të paraqitur së fundi në Kuvend.
Kërkesa vjen pas incidentit të ndodhur rreth dy muaj më parë (11 shtator) nga deputetët socialistë, Andis Harasani e Ndriçim Hysa, të cilët sipas Kryetares së Parlamentit tentuan të fusin në ambjentet e parlamentit, sende të ndaluara me rregullore. Për këtë ndërhynë punonjësit e Gardës së Republikës.
Për këtë incident punonjësit e Gardës në Kuvend bënë kallëzim penal ndaj deputetit socialist.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›