Shqipëri- Moldavi, marrëveshje në Shëndetësi
TIRANE- Shqipëria dhe Moldavia kanë nisur bashkëpunimin dypalësh në fushën e shëndetësisë dhe shkencave mjekësore. Marrëveshja e bashkëpunimit wshtw nënshkruar nga zv/ministrja e Shëndetësisë, Zamira Sinoimeri, gjatë vizitës së saj ditët e fundit në Moldavi.
Marrëveshja për “Bashkëpunim në fushën e shëndetësisë dhe shkencave mjekësore” institucionalizon bashkëpunimin në drejtim të përmirësimit të kujdesit shëndetësor, zbatimin e metodave të reja diagnostikuese dhe mjekuese në fushën e higjeno- epidemologjisë, sëmundjeve ngjitëse, e shumë të tjera.
Ky bashkëpunim, do të realizohet nëpërmjet shkëmbimit të informacionit të ndërsjellë, kontakteve mes palëve, pjesëmarrjen e dyanshme të ekspertëve në kongrese apo takime, si edhe lidhjen e marrëveshjeve direkt me institucionet shëndetësore në drejtim të paisjeve mjekësore, farmaceutike dhe trajnimeve të ndryshme. Gjatë qëndrimit në Moldavi, zv/minsitrja Sinoimeri mori pjesë dhe në takimin e Ministrave të Shëndetësisë të vendeve Jug-Lindore.
(s.g/BalkanWeb)