E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni i koduar “Kushëriri”, në pranga 3 të rinj

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 të rinj, pasi merreshin me shitje të lëndëve narkotike. Arrestimi i tyre është kryer gjatë operacionit të koduar “Kushëriri”, ku dhe ju sekuestruan lënda narkotike, makina tip Benz, një pistolete dhe 4 celularë. 

TIRANE- Operacioni i koduar “Kushëriri” nga Seksioni Kundër Narkotikëve dhe Njësisë Operacionale pranë Policisë së Tiranë sekuestron 327.4/gramë Heroinë, 14/gramë Mariuanë, si dhe arreston tre shtetas për Shitje te lëndëve narkotike. Operacioni është zhvilluar në orët e pasdites së djeshme pranë rrugës “Myslim Keta”. Edison Sinani, 23 vjeç, nga Tirana, Elis Shahu, 24 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Tiranë si dhe Taulant Mekollari, 22 vjeç, nga Skrapari u kapën në flagrancë duke lëvizur me mjetin tip Benz ku mbanin dhe lëndën narkotike, të cilën po tentonin ta shisnin. Përveç lëndëve narkotike heroinë dhe marijuanë, të rinjve iu sekuestrua dhe 1 pistoletë tip Mini Blow, 4 aparate celulari, mjeti Benz si dhe një peshore elektronike që shërbente për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike.
Gjithashtu është bërë dokumentimi ligjor i autorësisë në këtë aktivitet kriminal i një shtetasi tjetër, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi, ndërsa është shpallur në kërkim. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›