E Diel, 1 Nëntor 2026

TVSH-ja, në shërbim të Berishës dhe ministrave të tij.

Ekrani i TV Publik Shqiptar vihet në shërbim të Berishës dhe ministrave të tij. Kjo konstatohet në raportin vjetor të Këshillit Kombëtar të Radio Televizioneve, dorëzuar dje në Kuvend. “Gazeta Shqiptare” zbulon raportin, sipas të cilit Berisha sa vjen e po zbaton TVSH kurse për opozitën koha thuajse është reduktuar me dy herë. 

TIRANE- Prania në ekranin e Televizionit publik shqiptarë të kryeministrit Berisha dhe maxhorancës është rritur ndjeshëm gjatë vitit 2008, ndërkohë që koha e vënë në dispozicion të opozitës thuaj se është zvogëluar me dy herë. Mungesa e një minutazhi të balancuar në edicionet informative të transmetuara nga Televizioni shqiptarë është një nga shqetësimet kryesore që evidentohet në raportin vjetorë të depozituara për miratim në Kuvend nga Këshilli Kombëtarë i Radio Televizioneve dhe i pasqyruar gjërësihtë në një shkrim të sotshëm të “Gazetës Shqiptare”.

Në konkluzionin prej 98 faqes, ky institucion i kushton një rëndësi të veçantë këtij fenomeni shqetësues të konstatuar në televizionin publik. Këshilli Kombëtarë i Radio Televizioneve, sqaron se gjatë 2007 në ekranin e TVSH-së prania e Berishës ishte në masën e 18.5 për qind dhe një vit më pas kjo prani u rrit me 24.6 për qind. Gjatë 2007 koha në dispozicion për Partinë Demokratike ka qenë në këtë ekran në masën 8.1 për qind, kurse në 2008 ajo arriti në 9.2 për qind.

Ndërkohë vlen të theksohet se për Partinë Socialiste ky minutash nga viti në vit ka ardhur duke u ulur. Në televizionin publik Partisë Socialiste gjatë 2007 i është vënë në dispozicion 17.9 për qind e kohës, po në 2008 kjo është ulur me 16.3 për qind. Pothuajse të njëjtat përfundime nxirren edhe për Radio Tiranën. Gjatë 2007 koha e vënë në dispozicion për Partinë Socialiste në këtë radio ka qenë në masën 19.2 për qind kurse në 2008 kjo është reduktuar në 17.4 për qind.
Por në argumentet e tij Këshilli Kombëtarë i Radio Televizioneve përpiqet të justifikohet duke u shprehur se veprimtaria e kryeministrit dhe ministrave jo gjithmonë lidhet me veprimtarinë politike në vend si dhe për faktin se ka praktika të tjera ligjore që aplikojnë një formë të tillë.
Përdorimi i televizionin publik është denoncuar në mjaft raste edhe nga opozita.

(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›