Sarandë, ndërhyhet në katin e I, pallati rrezikon shembjen
Prej më se katër muajsh shtatë familje të një pallati ne qytetin e Sarandës, jetojnë me frikën e shembjes së ndërtesës. Shkak për këtë, janë bërë punimet që po kryhen privatisht në hyrjen e katit të parë, punime qe kane zbuluar themeIet e pallatit.
SARANDE- Banorët e një pallati i ndërtuar prej më shumë se 35-vitesh në qytetin e Sarandës jetojnë me panikun e rrëzimit të tij, pas ndërhyrjeve që kanë bërë për të prishur strukturën e njërit prej apartamenteve të katit të parë, punime të cilat kanë zbuluar themelet. Plasaritjet dhe çarjet e shfaqura në të gjitha muret e apartamenteve të tjera janë kthyer në një rrezik për banorët që jetojnë në këtë godinë.
Banorët për problemin e tyre kanë shkuar edhe në Bashkinë e qytetit, ku është thënë se do të pezullohen punimet që po kryhen, por deri më tani nuk është bërë asgjë. Madje punimet vazhdojnë të kryhen ende pa pyetur për shqetësimet e pjesës tjetër të komunitetit. (a.r/news24/balkanweb)