Kryeprokurorja Rama viziton Italinë, takim me Prokurorin e antimafias
Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama po zhvillon një vizitë pune në Leçe të Italisë, në krye të një delegacioni të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Gjatë kësaj vizite, kryeprokurorja Rama do të ketë një takim edhe me Prokurorin e Antimafia Leçe, Z. Cataldo Motta. Gjatë këtyre takimeve do të diskutohet edhe për çështje të veçanta, në kuadër të bashkëpunimit dhe të lidhjeve të veçanta që ekzistojnë midis prokurorive të dy vendeve tona.