E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, kapen 5 kg marijuanë, në pranga poseduesi

Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur sekuestrimin e 5 kg marijuanë ndërsa ka arrestuar edhe poseduesin e drogës. Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 13.30 në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë është arrestuar 29-vjeçari Klement Domeri pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij golf me targa SR 80 87 B është gjetur edhe sasia e drogës.
 

Efektivat e Policisë Kufitare të Kakavijës kanë marrë informacion në rrugë operative se një shtetas nga Saranda me automjetin e tij tip Gofl 4, kishte shkuar në orët e para të mëngjezit në fshatin Lazarat për të blerë lëndë narkotike me qëllim trafikimin e saj në shtetin grek.
Mbi bazën e këtyre informacioneve të marra nga Policia Kufitare, Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, kanë bërë të mundur mbajtien nën vëzhgim të këtij shtetasi deri në hyre të Pikës së Kalimit Kakavije , ku menjëherë shërbimet e Policisë Kufitare kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm në automjetin e tij rezultoi se në brendësi të gomës rezervë janë konstatuar pako të mbështjella me letër natriban ku brenda tyre kishte lëndë narkotike mariuanë.
 

Menjëherë ëhstë njoftuar grupi hetimor , ku nga kqyrja e gomës rezervë rezultoi se bernda saj kishte 4 pako të mbështjella me letër natriban me peshë 1 kilogramë secila ku brenda tyre kishte lëndë narkotike Mariuanë.
 

Gjithashtu nga kontrolli i mëtejshëm i zhvilluar në këtë automjet rezultoi se poshtë shasisë së automjetit u gjet edhe një pako tjetër e mbështejellë me letër natriban me peshë një kilogramë.
 

Të gjitha pakot ishin të lyera nga jashtë me krem dhe parfum me qëllim eleminimin e erës për ti shpëtuar kontrollit të policisë, apo nuhaties së qenit antidrogë.
 

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në bagazhin e automjetit u gjet një makineri e cila shërben për ambalazhim dhe dyshohet se këtë makineri ky shtetas e kishte marrë në Lazarat pasi ishte e prishur dhe ky shtetas do ta rregullonte në Athinë.

Ndërkohë policia Kufitare dhe Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve po bashkëpunojnë me homologët grekë për të bërë të mundur kapjen e shtetasit që priste lëndën narkotike në Athinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›