E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeprokurorja takon kreun e KLSH-së: Të rrisim bashkëpunimin

Prokurorja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë, Ina Rama zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme.
 

Gjatë takimit, pasi u vlerësua puna e përbashkët në luftën kundër abuzimit dhe korrupsionit, u diskutua rreth rritjes së bashkëpunimit të mëtejshëm midis dy institucioneve.
 

Gjithashtu u trajtuan edhe problematika të ndryshme për çështje të veçanta, si nga ana e Prokurorisë ashtu edhe të KLSH, zgjidhja e të cilave ndikon në rritjen e efikasitetit të rezultateve kundër këtyre fenomeneve negative të shoqërisë.
 

Në takimin midis Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama dhe Kryetarit të KLSH, Bujar Leskaj, u diskutua gjithashtu edhe mbi referencat për nënshkrimin e një Marrëveshjeje Bashkëpunimi midis dy institucioneve me synimin e forcimit së bashkërendimit të punës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›